Evazioni, Rama kritikë prokurorisë/ Kryeministri: Nuk hetohet asnjë sipërmarrës i denoncuar

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar drejtësinë për mos dënimin e evazorëve fiskalë. Gjatë një takimi me pensionistët në Durrës kreu i qeverisë premtoi se çdo rritje ekonomike do përkthehet në pensione më të larta.
Po ashtu edhe bonusi I këtij fundviti për pensionistët pritet të jetë disa herë më i lartë.
Drejtësia nuk po lufton evazionin fiskal. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu kritika kundrejt prokurorëve që sipas tij nuk kanë bërë sa duhet në këtë drejtim duke mbuluar shkeljet e bizneseve.
Gjatë një takimi me pensionistët në Durrës, Rama kërkoi që drejtësia të shtrihet në të gjitha nivelet.
Kryeministri tha se qeveria do të rrisë presionin mbi kompanitë dhe bizneset për deklarimin e plotë të pagave.
Një ironi e kishte edhe për opozitën ndërsa premtoi se bonusi i fundvitit do të jetë i kënaqshëm.