E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fushë Krujë/ Pas sherrit, goditi 18-vjeçarin me mjet prerës, shoqërohet në polici adoleshenti

Plagosje në Fushë Krujë. Një 18-vjeçar është plagosur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Shote Galica”.

Sipas policisë një 17-vjeçar është konfliktuar me një tjetër 18-vjeçar të dy nxënës shkolle. Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin 18-vjeçar i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›