Everton thyen Chelsea-n, vendos Sigurdsson

Goodison Park, për herë të parë para 2 mijë tifozëve që nga marsi, Everton ka arritur të marrë një fitore minimale, 1-0 përballë Chelsea. Gylfi Sigurdsson ka ekzekutuar në mënyrë të saktë një 11-metërsh, të fituar nga Calvert-Leëin në pjesën e parë.
Chelsea nën drejtimin e Lampard arriti të ketë zotërimin e lojës, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Vendasit, në një moment, kishin në dispozicion dhe një 11-metërsh të dytë, por VAR anulloi gjithçka për një pozicion jashtë loje.
Mason Mount goditi shtyllën, ndërsa Giroud humbi një mundësi tjetër për shënim. Chelsea në minutët e fundit përdori të gjithë arsenalin në kërkim të golit të barazimit, por Pickford mbeti I pashqetësuar deri në fund, kjo dhe falë lojës së kujdesshme të skuadrës së Everton në mbrojtje.
Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Ancelotti ngjitet në vendin e shtatë, dy pikë larg Chelsea, që vazhdon të mbajë vendin e tretë.