E Enjte, 5 Nëntor 2026

Derbi pa gola, City e United ndajnë nga një pikë

Nga një pikë për kokë, për City e United në derbin me numër 183 të Manchester, në një 90 minutësh që u mbyll me rrjeta të paprekura dhe pa emocione të mëdha.

Mbrojtje e kujdesshme në 45 minutat e para, ku të dyja skuadrat goditën shumë pak në drejtim të portave respective të mbrojtura nga De Gea dhe Ederson. Në pjesën e dytë VAR anullon një 11-metërsh të United me protagonist Rashford.

City, falë qëndrimit shumë të kujdesshëm të Djajve të Kuq, menaxhoi zotërimin e topit, por e kishte të pamundur për të gjetur boshllëqe kundër mbrojtjes së skuadrës vendase. Prandaj, ndeshja vazhdoi mjaft e qetë deri në minutat e fundit kur Rodri dhe Bruno Fernandes ngrohën dorezat e dy portierëve, duke dhënë dy raste në një ndeshje shumë të bllokuar.

Kështu u ndërtua barazimi i 53-të në historinë e derbit në Manchester, një klasik që nuk përfundnte në barazim 0-0 që nga prilli i vitit 2017.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›