E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evertoni thyen çelsin në “Gudison Park”

Çelsi i Karlo Ançelotit ishte i pari që kaloi në avantazh me anë të Florent Maludasë në minutën e 17-të. Francezi shfrytëzon mjaft bukur një pasim të Didier Drogbasë duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas. Ndërkohë, në minutën e 33-të, heroi i ndeshjes Luis Saha shënon golin e barazimit. Vetëm dhjetë minuta pas shënimit të golit, Saha humbet edhe një penallti. Gjithcka ai e shlyen në minutën e 75-të duke shënuar golin e fitores.Me këtë fitore, Evertoni i ka dhënë një ndihmë të madhe Mançesterit dhe Arsenalit që konkurrojnë për vendin e parë. Më poshtë po paraqesim renditjen e shtatë ekipeve të para në Premier Ligë. 1. Çelsi 58 pikë2. Mançester Junaited 57 3. Arsenal 524. Liverpul 445. Mançester Siti 44 (-2 ndeshje)6. Totenhem 43 7. Aston Vila 42 (-1 ndeshje)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›