Rumani, gjyqtarja e Apelit në paraburgim për korrupsion
BUKURESHT - Një gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Bukureshtit u dënua me paraburgim nën akuzën e korrupsionit, njoftoi bordi rumun i antikorrupsionit, DNA.
"Veronica Cirstoiu akuzohet për marrjen e ryshfeteve në një aferë korruptive në bashkëpunim me disa gjyqtarë të tjerë, ku shuma totale e paguar për korruptimin e tyre arriti në një milion euro", theksoi DNA me anë të një komunikate.
"Disa persona, në përpjekje për marrjen e verdikteve më pozitive mbi dosjet e tyre penale, u kanë paguar ndërmjetësve në këste shumën prej një milion eurosh", citon më tej komunikata.
Djali i Veronica Cirstoiu, gjithashtu i përfshirë në këtë çështje, u arrestua. Ai u kap në flagrancë ndërkohë që i dorëzohej shuma e parave që nëna e tij duhet t'i jepte një gjyqtari tjetër për blerjen e pafajësisë së një të akuzuari.
(er.nu/BalkanWeb)