Evita ia ndryshoi jetën

Është njëri prej zërave më të adhuruar tek shqiptarët. Është kjo këngëtarja Elsa Lila e cila ka thënë se ndihet shumë e lumtur si nënë, përderisa ka folur më shumë për Evitën e saj sesa për projekt muzikorë. Edhe pse ka thënë se do të këtë befasi edhe në këtë aspekt.
Elsa para një viti kishte sjell në jetë Evitën.
Kurse koincidenca qëndron se ajo ishte bërë në pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, saktësisht me tetë mars.
Nga ajo kohë këngëtarja është paksa e shkëputur nga bota e zhurmshme e muzikës përderisa ka thënë se ajo ka pasione të njëjtë por që më shumë kohë po ja kushton fëmijës së saj, edhe pse as Elsa dhe as Alesandro nuk janë pajtuar të martohen edhe pse e pranojnë se janë shumë të dashuruar në njëri – tjetrin.
Për martesën Elsa kishte folur para jnë viti, kurse tani thotë se me Evitën e jeton një tetër jetë.
“Më duket sikur jam në një tjetër botë, po jetoj një jetë të dytë”, thotë Elsa, në lidhje me vajzën e saj, të cilës ja festoj ditëlindjen me tetë mars.
Ajo madje ka thënë se për Evitën është e kotë që të organizohen dreka e darka, pasi që vajza ka kohë që nuk jeton as në Itali. Ajo gati një vit kishte jetuar me prindërit e saj në Madagaskar dhe si duket është mësuar me jetën me kafshët atje.
“Ishte e kotë të organizonim dreka e darka, ku Evita nuk do të argëtohej fare, prandaj duke qenë se shumë muaj i ka kaluar në Madagaskar, në mes të natyrës dhe kafshëve, nga të cilat është shumë e tërhequr, menduam ta kalonim në kopshtin zoologjik këtu në Romë, mes tigrave, gjirafave e elefantëve”, ka thënë ajo për suplementin e Gazetës Shqiptare në Bluetooth.
Gjatë bisedës më këtë suplement, këngëtarja simpatike ka ndarë edhe një sekret të vogël. Për artdashësit, largimi i saj nga skena këto vite s’është përqafuar fort, ama lajmi i mirë është që ajo do të rikthehet.
Shumë shpejt madje. Ajo do të vijë me një projekt muzikor, pjesë e të cilit do të jetë edhe engjëlli i saj.
Aktualisht Elsa është zhvendosur në Itali, ndërkohë që jeta e saj është ndarë mes dy kontinentesh, Afrikës dhe Europës.
“Mund të shtosh edhe një detaj të vogël, për të cilin ndihem krenare. Evita ime, edhe pse 1 vjeç, akoma pi qumështin e gjirit tim, natyrisht krahas ushqimeve të tjera që ha”, ka shtuar Lila, duke treguar sakaq edhe për tiparet e së bijës që si çdo fëmijë është shumë e bukur.
“Evita ka sy të mëdhenj blu, flokë ngjyrë gruri, është komike si tip, ekspresive dhe shumë e lëvizshme”.
Ajo thotë se vajza është një miks i të dy prindërve.
“Është një miks midis meje dhe Alessit. Sytë blu për fat të mirë i ka nga i ati. Megjithatë një miku ynë, piktor i njohur dhe natyrisht me një sy të rafinuar estetik kur na pa së bashku, tha: Evita është si Elsa me ngjyra, Elsa si Evita bardhezi”, ka thënë në fund të kësaj bisede këngëtarja.
Para se të lindte, Elsa ishte këngëtarja e dytë shqiptare e cila ka kënduar në festivalin e njohur italian San Remo, pas këngëtares tjetër shqiptare Ana Oxa.
Ajo po ashtu viteve të fundit në Shqipëri është e njohur edhe si prezantuese.
Elsa kishte prezantuar dy edicionet e fundit të Festivalit të RTSH-së, ku ishte vlerësuar thjeshtësia e prezantimit të saj, përderisa në repertorin e saj ka këngë të shumta edhe në gjuhën italiane.