E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme terroriste në Pakistan dhe Keni

Një sulm me lëndë shpërthyese në veriun e Pakistanit vrau të paktën persona dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë, disa orë pasi disa viktima u regjistruan nga një shpërthim në Keni, mëngjesin e së dielës.

Bomba në Pakistan shpërtheu në qytetin e Peshavarit, gjatë një ceremonie mortore. Lajmi u konfirmua nga burimet policore vendore.

Ndonëse detajet janë ende të kufizuara, “Associated Press” raporton se në qendër të sulmit ishte vendosur një politikan, i cili kishte kritikuar hapur militantët islamikë. Megjithatë, politikani arriti të shpëtonte i palënduar.

Peshavari, një krahinë në kufi me Afganistanin, është tërësisht e zhytur në kaos dhe e kontrolluar nga talebanët, me lidhje të ngushta me Al-Qaedën. Krahina është bërë objekt i vazhdueshëm bombardimesh nga aeroplanët amerikanë pa pilotë.

Më parë gjatë ditës, katër persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur një granatë shpërtheu në një stacion autobusi në kryeqytetin e Kenias, Najrobi.

Policia fajësoi grupin terrorist të Al-Shabab, i cili ka nisur një fushatë terrori në Keni, si autor të këtij sulmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›