Evitoni rrezatimin diellor, mund të shkaktojë kancer të lëkurës
Tiranë- Me afrimin e sezonit turistik rriten edhe rreziqet ndaj lëkurës për personat që preferojnë bregdetin. Ekspozimi i gjatë në diell mund të shkaktojë kancerin e lëkurës, dhe sipas dermatologëve personat më të rrezikuar janë ata që kanë lëkurë të çelët.
Gjatë konferencës së mbajtur për këtë temë mjekët janë shprehur se rreziqet e kancerit janë të shumta, ndërsa akoma më të mëdha janë për personat me nishane dhe që nuk përdorin kremrat e mbrojtjes ndaj rrezeve të diellit.
Kemi 3 lloje të kancerit të lëkurës. Është kanceri i quajtur Vazilioma, i cili nuk është aq i rrezikëshëm, nuk shpërndahet në organizëm. Është kanceri Spinoqelizor që shpërndahet dhe kanceri që është më i rrezikshëm dhe ka vdekshmërinë më të lartë është Melanoma. Nga nja vëshgimi kryer është parë që shumë pak persona e njohin këtë lloj kanceri dhe shumë prej tyre nuk dinë të mbrohen- shprehen dermatologët.
I pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Myqerem Tafaj, i cili ka deklaruar se rastet janë në rritje dhe ka bërë thirrje që të shmanget rreaztimi diellor.