E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish panik në Greqi, arrestohen 16 prostituta me AIDS

Athinë- Pas publikimit të indetitetit të prostitutës ruse që ishte e prekur me sida, policia greke ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në shtëpitë publike dhe ka arrestuar 16 prostituta që dyshohet se janë të prekuar nga virusi HIV/ AIDS.

Sipas mediave vendase 13 prostituta janë greke, dy bullgare dhe 1 ruse.
Ende nuk ka detaje mbi indetitetin e tyre dhe sa kohë mund të kenë të prekura nga virusi.

Shtëpitë publike në shtetin helen janë të lejuara dhe në to duhet të ketë një kontroll të madh shëndetësor por kohët e fundit duket se nuk ka qenë i tillë. Pasi vetëm para pak ditësh u zbulua prostituta Vrasëse në greqi e cila mund të ketë infektuar me virusin vdekjeprurës me dhjetra persona.

Prostituta ruse, indetiteti i të cilës u bë pak ditë më parë i ditur u zbulua nga një ekip nga Qendra për Ndalimin dhe Mbajtjen nën Kontroll të Sëmundjës, në rrugën Phoceae 22.

Pas arrestimit të Bukhtoyarova autoritetet kanë lëshuar alarmin se klientët e saj mund të jenë prekur nga virusi, pasi u mësua se vajza ruse kryente marrëdhënie edhe pa mjete mbrojtëse.

Gazeta greke Ta Nea mori vendimin për të publikuar emrin e saj për të mos hapur panik në mesin e klientëve të cilët mund të kishin vizituar prostituta të ngjashme me rusen. Prostituta do të gjykohet për akzuat e dëmëve të qëllimshme trupore dhe për lehtësim të shthurjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›