Evropa Lindore, ndalet zhvillimi
Zyrtaret e Bankes Boterore paralajmeruan dje se e gjithe bota, por vecanerisht vendet e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore, po perballen me ritme me te uleta te zhvillimit ekonomik. BB vlereson se kjo ka ardhur si rezultat i renies ekonomike ne SHBA dhe vendet e Evropes Perendimore. Sipas nje analize te BB, rritja e cmimeve te artikujve ushqimore kercenon te asgjesoje sukseset e deritanishme ne luften mbareboterore kunder varferise. Studimi i BB i paraqitur dje ne Uashington ka perllogaritur rritjen e cmimeve ne mbare boten me 83% ndersa te gruri me 181%. Ne kete pike BB konsideron se autoritetet duhet te shumefishojne perpjekjet per te mbrojtur te varfrit dhe shtresat ne nevoje nga pasojat e cmimeve me te larta te energjise elektrike dhe artikujve ushqimore. Sakaq, shefi i Bankes Boterore, Robert Zoellick, beri thirrje bashkesise nderkombetare per te ndihmuar sidomos shtetet e prekura nga kjo dukuri.
DIKUR ISHTE NDRYSHE
"Vite te tera reformash ne Evrope dhe Azine Qendrore i kane dhene vendeve te rajonit bazat ekonomike dhe te ardhura me te medha, dhe kjo i ka bere ato shume te qendrueshme ndaj pasojave te renies ekonomike ne shkalle globale", shprehet Shigeo Katsu, zevendespresidenti i Bankes Boterore per Evropen dhe Azine Qendrore. "Rritja e cmimeve te artikujve ushqimore dhe energjise qe vihet re ne gjithe Rajonin, vlereson ai, do te coje ne rritjen e inflacionit, e kombinuar kjo me veshtiresi ne rritje per likuiditete". Rezultati i pritshem do te jete zhvillimi i ngadalte dhe nje goditje shume me e forte mbi te varfrit. "Per kete arsye, ne i keshillojme qeverite e Rajonit qe te ndihmojne shtresat me te dobeta te popullsise ne perballimin e ketyre problemeve", thote Katsu.
Me nje popullsi te qendrueshme ne Rajon, GDP per fryme vazhdon te rritet me ritme me shume se 6 per qind ne periudhen 1999-2006, e cili ngriti standardet e jeteses dhe uli varferine. Eficenca e fuqise punetore dhe e kapitalit eshte rritur shpejt ne Rajon, sidomos ne vendet me te ardhura mesatare te ish Bashkimit Sovjetik. Si rezultat, te ardhurat per fryme ne Rajon, sipas PPP-se, jane ngritur nga 5,592 US$ ne vitin 1998 ne 8,605 US$ ne vitin 2006, duke i nxjerre 50 milion njerez, nga nje popullsi prej afersisht 460 milion, nga varferia. Ne fakt, DP per fryme ne shtetet e pavarura te Komonuelthit ishte rreth 50 per qind me e larte ne vitin 2005 sesa ne vitin 1998, dhe ne dhjete vendet e BE-se (Bullgari, Ceki, Hungari, Latvi, Lituani, Poloni, Rumani, Sllovaki dhe Slloveni), GDP per fryme ishte 15 per qind me e larte se ne vitin 1993.
BIE NDJESHEM GDP
Megjithese rritja e GDP-se vazhdon te jete e forte ne Rajon, ajo pritet te bjere nga 7,6 per qind ne vitin 2007 ne 6,1 per qind ne vitin 2008, ose me shume nen driten e zhvillimeve ne tregjet financiare boterore, shprehen zyrtaret e bankes. Kerkesat nga jashte pritet te dobesohen ne Rajon ne pergjithesi gjate ketij viti, per shkak te ritmeve te uleta te zhvillimit ne vendet e OECD-se dhe Zonen e Euros dhe ritmeve te uleta te kerkeses se brendshme ne disa vende per shkak te parashikimit te ulet te konsumit privat dhe rritjes se investimeve. Pradeep Mitra, kryeekonomisti i Bankes Boterore per Rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore, thote se risku i zhvillimit te ulet eshte vecanerisht i madh ne ekonomite me kurse kembimi fikse, ku kreditimi i suksesshem i sektorit privat ka zgjeruar disekuilibrat e jashtem, ka rritur inflacionin dhe ka rritur friken prej mbinxehjes. "Crregullimi financiar si rezultat i tregut te huave per shtepi ne SHBA ka cuar ne nje treg me te ngurte dhe te shtrenjte te huave te cilat shkaktojne rrezikun e nje ngadalesimi te papritur te zhvillimit ekonomik", shprehet Mitra. "Shume ekonomi ne Rajon, vijon ai, mbeshteten mjaft ne kapitalet e huaja qe hyjne per financimin e zhvillimit te sektoreve financiar duke mundesuar keshtu zhvillimin ekonomik. Per kryeekonomistin, shtrengimi i ketyre hyrjeve do te jete nje goditje e rende per ta. Ndersa perballimi me sukses i ketyre sfidave ne rritje, sipas Mitras, "kerkon nga qeverite pergatitjen e politikave fiskale me te shtrenguara, ne ato raste ku kane qene te lira, permiresimin e mbikeqyrjes se aktiviteteve te bankave dhe pershpejtimin e reformave strukturore".
Politika te shohe plane afatgjata
"Ndersa politikberesit perqendrohen ne sfidat afatshkurtra te cmimeve te artikujve ushqimore dhe energjise, ka shume rendesi qe ata te mos e heqin vemendjen nga masat afat mesme dhe afatgjata, te cilat do te sjellin zhvillimin me te madh ekonomik sic eshte i rendimenti". Kete orientim e jep Paloma Anos Casero, ekonomiste dhe autore kryesore e raportit te BB. "Permiresimi i rendimentit te fuqise punetore ne rajon eshte nje nevoje urgjente, vijon ajo, sidomos duke pasur parasysh se shume nga keto vende jane duke u plakur dhe kane nje fuqi punetore ne pakesim. Sipas ekspertes, per shkak se ka me pak punetore, cdo punetor duhet te kete rendiment me te larte ne pune dhe i takon qeverive ne rajon te pershpejtojne reformat per te realizuar keto qellime.