E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa i pergjigjet PS: Dialogu, vetem Kuvend Rozeta Rapushi

Dialog politik dhe nje Parlament funksional. Apeli i nderkombetareve sa vjen e shtohet ne nje kohe kur greva e urise se deputeteve socialiste shenon sot diten e 20-te te saj. Mesazhi per dialog ne Parlament, erdhi nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan ne konferencen me teme "Mbeshtetja italiane per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian", e zhvilluar ne kuader te aktiviteteve "Dy popuj, nje det, nje miqesi". "Nje prej zonave ku duhet te inkurajojme, eshte fryma e dialogut konstruktiv politik, mes te gjithe shqiptareve. Ky dialog eshte i nevojshem per te ecur perpara drejt Bashkimit Evropian. Fryma e dialogut, duhet shfaqur mbi te gjithe ne Kuvend qe eshte nje vend institucional", beri thirrje Lohan, ne kulmin e ngercit politik dhe mos gjetjen e nje zgjidhjeje nga forcat politike ne vend. Nga ana tjeter, Lohan u ndal edhe tek rruga e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, per te cilen ai permendi edhe veshtiresite dhe reformat qe vendi duhet te kryeje per te ecur perpara ne kete rruge. Mes te cilave sigurisht edhe konsensusi politik. "Koleget e mi evropiane, po kalojne net pa gjume, duke lexuar pergjigjet e pyetesorit dhe jam duke marre reagimet e para, te cilat jane relativisht pozitive", vleresoi Lohan. Sipas tij, nese per rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, do te hidhnim veshtrimin prapa, do te shihej se distanca e bere eshte mjaft e madhe, por nga ana tjeter edhe po te veshtrohet para, rruga qe duhet bere eshte e jashtezakonshme. "Fushat ku duhet bere perparim jane ato te sundimit te ligjit, te funksionimit te gjyqesorit, te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit", keshilloi Ambasadori i Komisionit Evropian. Po keshtu, sipas tij, me rendesi jane edhe kapacitetet per zbatimin e legjislacionit qe ndodhet ende ne leter. "Nje prej fushave ku do te donim perparim, eshte fryma e dialogut politik konstruktiv qe eshte i domosdoshem per Shqiperine ne rrugen e integrimit", beri te qarte Lohan, duke shtuar se dialogu duhet te zhvillohet ne institucione, si Parlamenti dhe ky i fundit duhet te jete teresisht funksional. I pranishem ne kete takim edhe ambasadori italian ne vendin tone Saba D'Elia, u shpreh se shteti qe ai perfaqeson ne Shqiperi, do te ndihmoje Shqiperine, per te ecur para ne integrimin ne Bashkimin Evropian. "Italia eshte partneri i pare i Shqiperise ne rrugen e afrimit te saj me Bashkimin Evropian. Objektivi kryesor i Shqiperise eshte integrimi, ne duam te bashkepunojme per ta ndihmuar ate drejt realizimit te ketij objektivi", u shpreh ambasadori italian.

Keshilla
Ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan, kerkoi dje dialog konstruktiv politik dhe nje Parlament funksional. Si nje kerkese kjo dhe e Bashkimit Evropian, me rendesi te madhe ne rrugen e Shqiperise drejt ketij bashkimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›