E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama dhe Berisha nisen ne Strasburg

Mengjesin e sotem kryetari socialist Edi Rama eshte nisur per ne Strasburg ku pritet te behen negociatat mes pozites dhe opozites per nje marreveshje qe do zgjidhe krizen politike ne Shqiperi.

Rama ka mberritur ne aeroport dhe eshte nisur per ne Strasburg i shoqeruar edhe nga deputetet socialiste Taulant Balla, Vasilika Hysi si dhe pjestare te stafit te tij.

Nderkohe per ne Strasburg eshte nisur edhe kryeministri Berisha me stafin e tij.

Dy perfaqesite e se majtes dhe te djathtes shqiptare do takohen se bashku me ndermjetesimin e faktorit nderkombetar qe po ushtron presion maksimal per gjetjen e nje zgjidhjeje te kesaj krize qe ka mberthyer vendin menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›