E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni, miratohet borxhi i GE

Qeveria vendosi dje t’i japë kompanisë “General Electric” borxhin prej 11 milionë eurosh pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në Romë.

Kjo kompani fitoi gjyqin ndaj Ministrisë së Transporteve të Shqipërisë, proces i nisur ky gjatë kohës kur drejtues i këtij institucioni ishte përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Spartak Poçi.

Pak ditë më parë, ministri Olldashi deklaroi se ndaj Poçit ishte dërguar një padi penale në prokurori, nisur nga fakti se shkelja e kontratës me “General Electric” i kishte kushtuar buxhetit të shtetit një dëm të madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›