Evropa luan, Shqiperia sheh
Jeton Selimi
Kombetarja kuqezi duhej te kishte mberritur qe pardje ne Tiraspol te Moldavise per t'u pergatitur per perballjen me vendesit moldave, por ne fakt te gjitha ftesat e shperndara per miqesoren e 26 marsit u kalben ne duart e lojtareve te grumbulluar, pasi Shqiperia u pezullua nga FIFA e UEFA dhe tani mund te luaje nje ndeshje vetem me vende jo anetare te ketyre dy organizatave. E verteta e hidhur e nje konflikti qe gjenerohet prej vitesh eshte ky: sot tifozet kuqezinj do te shohin spektaklin qe do t'u dhuroje France-Angli, Spanje-Itali e do te skermisin dhembet nga meria, kur kundershtaret tane ne Afrika Jugut 2010 do te bejne maksimumin qe te gjenden gati per fillimin e eliminatoreve. Ndersa ne, Shqiperia kuqezi, nuk dime nga t'ia nisim, pasi nuk dime se kur konflikti do te mbaroje.
Do te jete e bukur te rehatohesh perpara televizorit te shtepise e te ndjekesh plot pasion perballjet e forta qe na dhuron kontinenti i vjeter, por gjithcka fashitet kur mendon Shqiperia plake eshte lene menjane, e perzene nga ata qe i ofrojne mbeshtetje, pasi duan qe te ruhet autonomia e federates. Nuk e dime nese presidenti Duka e ministri Pango jane te kenaqur me kete situate, por nese ata kane nje shpirt sadopak tifoz, e kuptojne se aneksime te tilla nuk i bejne dem vetem kuqezinjve, por edhe tifozeve. Sot eshte data 26 mars dhe ne 22 kryeqytete te vendeve anetare te UEFA-s do te luhet futboll, ndersa Tirana do numeroje luledelet e konfliktit. Eh, edhe trajneri Han e sheh shume larg premieren e tij kuqezi...