Kine, serish protesta per Tibetin
Ne trazirat te rajonet e banuara nga tibetianet ne Kinen perendimore jane vrare se paku nje polic dhe nje murg. Agjencia e lajmeve Xinhua, tha dje se polici u vra ne perleshjet ne Garze ne provincen Sihuan, kur protestuesit e armatosur me thika dhe gure iu versulen forcave te sigurise. Organizatat tibetiane ne mergim reaguan, duke thene se ne te njejtin rajon ne Luhuo, se paku nje murg 18-vjecar tibetian u vra nga policet e armatosur. Policia kishte qelluar disa here ne turmen e 200 tibetianeve protestues nder ta dhe murgj e murgesha, kur ata po i afroheshin ndertesave.