E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaziragi: UEFA mos te falsifikoje grupin

Trajneri i Kombetares U-21 te Italise, Pierluixhi Kaziragi, ka folur dje per mediat italiane rreth demit te madh qe mund t'i sillte Italise pezullimi i Shqiperise nga arena boterore, kjo pasi Italia ka marre pike te plota ne perballjet me kuqezinjte Bushatit. Italia do te demtohej, sepse nese ndeshjet e mbetura kundershtaret do t'i fitonin ne tavoline, te kaltrit do te detyroheshin te luftonin, por nese do te hiqeshin ndeshjet e luajtura me Shqiperine, do te ishte Kroacia qe do te merrte vendin e pare ne grup, pasi kroatet kane humbur nje perballje me Shqiperine. "Shpresoj qe UEFA te marre masa te pranueshme pa falsifikuar krejt grupin. Hipoteza e pare na penalizon, ndersa te dyten nuk e marr aspak ne konsiderate", deklaron trajneri i Shpresave te Italise, Kaziragi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›