E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa, më e fortë me Shqipëri të bashkuar

Shqipëria realisht nuk e ka as emrin te sakte. Ajo qe ju e quani Shqipëri, eshte Republika e Shqipërisë. Sepse, Shqipëria është dikush tjetër, ajo përfshin krahinat qe përbëjnë sot Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, mbi 10 mijë kilometër katrorë në Greqi, mbi 15 mije kilometër katrorë në Maqedoni (FYROM), mbi 10 mijë kilometër katrorë në Serbi dhe mbi 3 mije kilometër katrorë në Mal të Zi, që bëjnë krejt jo me pak se 80 mijë kilometër katrorë. Pra te mësohemi qe kur te emërtojmë Shqipëria, te nënkuptojmë 80 mije kilometer kateror sipërfaqe qe ajo ka sot, pa pretenduar për se çka patur më herët

Nga Kudusi Lama
"Ne sot jemi dy shtete shqiptare, nuk eshte e larget dita kur do te jemi edhe tri shtete shqiptare, duan apo nuk duan armiqte tane. E pas kesaj do te vije edhe bashkimi i ketij kombi..."

SHQIPËRIA NE BE, E VETME APO ME KOSOVËN

Shqipëria ka qene qysh kur eshte krijuar andikapate, eshte mesuar me sakatllekun e saj, nuk i bene me pershtypje. Shqipëria eshte vertete invalide, por nuk po di e kujt. E punes jo, e luftes jo, e qendreses jo, e unitetit jo, nuk po di pse ajo eshte nje trup sakat. A duhet vertete respektuar ky sakatllek, qe ndoshta vjen nga nje veper e madhe? Nuk e di, me duket se jo. Keshtu qe askujt nuk duhet me i bere pershtypje pse Shqipëria po shkon e vetme ne Bashkimin Evropian.

Shqipëria realisht nuk e ka as emrin te sakte. Ajo qe ju e quani Shqipëri, eshte Republika e Shqipërisë. Sepse, Shqipëria është dikush tjetër, ajo përfshin krahinat qe përbëjnë sot Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, mbi 10 mijë kilometër katrorë në Greqi, mbi 15 mije kilometër katrorë në Maqedoni (FYROM), mbi 10 mijë kilometër katrorë në Serbi dhe mbi 3 mije kilometër katrorë në Mal të Zi, që bëjnë krejt jo me pak se 80 mijë kilometër katrorë. Pra te mësohemi qe kur te emërtojmë Shqipëria, te nënkuptojmë 80 mije kilometer kateror sipërfaqe qe ajo ka sot, pa pretenduar për se çka patur më herët.

Keshtu qe te shkoje Republika e Shqipërisë ne Evrope, duke u bere anëtare me te drejta te plota e Bashkimit Evropian, nese eshte nje levizje normale, nuk ka asnje problem, sepse keshtu do te ecin hapat drejte berjes se Shqipërisë, une nuk pretendoj se gjithecka do te behet per nje dite. Por cdo skene, ka edhe prapaskene. A ka prapaskene, ne rrugen e Republikes se Shqipërisë drejte Evropes? Ndoshta edhe ka. E them kete sepse ballafaqohem me dukuri te tilla, si agresiviteti serb ndaj Evropes dhe dashuria e Evropes ndaj Serbise. Kjo dukuri nuk me vjen per shtat, pasi kemi njohjen qe historikisht Evropa e ka perkdhelur Serbine, edhe kur ajo ka hedhur shqelma kunder Evropes.

Do te ishte mire qe Republika e Shqipërisë te ishte me prane vetevetes, para se te ishte prane te tjereve. Me duket se nuk ka shume pergjegjesi per Kosovën. Une shikoj se nuk ka asnje marrdhenje te vecante midis Republikes se Shqipërisë e Republikes se Kosovës, megjithese jane i njejti komb dhe kane te njejten gjuhe, duket sikur sillen midis tyre nje lloje si me shtetet e tjera. Kjo nuk me duket shenje e mire. Une do te kisha deshire qe te dy keto shtete shqiptare te ishin me nje marrdhenje te vecante, qe cdo program te jete thuajse i perbashket.

Por ketu shihet se politika e dites, qe vjene nepermjet personaliteteve qe kane drejtimin e shtetit ne te dy shtetet tona, shkojne me frike se mos bijen nen ndikimin e njeri tjetrit, pasi sic duket, me shume ka rendesi qenja e tyre ne pushtet se sa interesi i neserëm i kombit dhe i atdheut.

Dikush ndoshta mendon se duke e pranuar Republiken e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian, do te mundesohet qe shume shqiptare do te ikin nga vendi e do te behen refugjat ne Evrope. Ketu duhet ditur se gabojne. Ne kohen e para viteve 90, tek ne ka qarkulluar nje barselet, qe thuhej se: Neqoftese do te hapen kufijte, ne Shkoder do te mbeten gjithesej 6 veta, Isa Boletini dhe Pese Herojte e Vigut. Por kjo nuk ndodhi megjithese u hapen kufijte, Shkodra eshte Shkoder, sic ka qene historikisht. Prandaj edhe nese dikush mendon se shqiptaret do te dobesohen duke i ndare ne nje fare menyre, gabon, shqiptaret e kane instiktin e te qenit, ata nuk gabojne, ata nuk shkojne kurre tek mosqenja, ata kan ne gen mbijetesen.

Sidoqofte, per tu kethyer edhe nje here ne fillimin e kesaj bisede, me duket se ka ardhur koha qe te themi hapur qe ta degjojne te gjithe, se nuk mund e nuk duam ta pranojme me gjymtimin e kombit e te atdheut. Kete sepse eshte pikerisht kjo Evrope, qe e ka bere kete gjymtim mbi kombin tone, mbi token e mbi atdheut tone. Ne a duhet ti besojme asaj verberisht? Ne a duhet te shkojme vetem sipas kushteve te saj? Mendoj se duhet te jemi shume dinjitoz ne marrdhenjet me te tjeret. Por, po duket se ne kete plan, ne nuk kemi deshire ta ngreme fare zerin. Na duket shume interesant gjithecka qe thone e na rekomandojne te tjeret. Ashtu sikurse na duket shume interesant edhe fakti qe disa nga politikanet tane mendojne se jane ata te prere per te ditur si ndertohet kombi e atdheu, prandaj po duket se edhe nguten.

Ne perfundim, mund te themi se rruga drejte Evropes eshte rruge e mire. Por ajo eshte rruge e veshtire, sepse ka mjafte probleme. Ajo eshte rruge e veshtire sepse nuk mund te ndermerret pa percaktuar me pare interesat kombetare. Ndersa realisht ne po e marrim kete rruge kur as qe na shkon nder mend se cilat jane interesat kombetare shqiptare, cilat jane interesat e Shqipërisë dhe te shteteve shqiptare. Te gjithe flasin per interesa kombetare dhe asnje nuk ulet te hedh ne leter, cilat jane dhe cfare kerkohet nga ne qe te jemi korrekt me ruajtjen e tyre. Askush nuk vepron keshtu. Te tjeret kur eshte puna per interesat kombetare, nuk bejne asnje leshim. E interesi i pare kombetar duhet te jete mbrojtja e shqiptareve ne trojet e tyre dhe ruajtja e integritetit te teritoreve etnike qe popullojne aktualisht, si dhe kethimi i pronave te grabitura. Ky mendoj se duhet te jete kushti qe i duhet vene Evropes, Serbise, Greqise e Malit te Zi. Por jo ky kujdes duhet edhe per Maqedonine. Kjo sepse shqiptaret ne teritoret e Maqedonise duke qene maqedonasit e vertete, jane edhe shumice, keshtu qe nese ata nuk jane ne gjendje te tregojne se kush jane, dhe mund ti eleminoje nje shumice bullgaresh, serbesh, turqish, romesh, vllehesh, egjyptianesh, etj, le ti eleminoje. Por une e di se shqiptaret do te kuptojne shpejte se jane maqedonasit e vertete dhe do te dine te vene ne vendin qe u takon sllavomaqedonasit dhe te tjeret.

A PO NDAHEN SHQIPTARET?

Sinqerisht, me duket se nganjehere edhe une dyshoj tek ndarja, megjithese gjithe jeten ia kam kushtuar bashkimit te kombit dhe sa te rroj do te punoi me gjithe fuqite per bashkimin. Megjithate kam arsye te ju them se nuk duhet te shqetesoheni. Ju duhet te kuptoni qe per te ardhur deri ketu eshte dashur te luftohet pa nderprerje plote 100 vjete. Rruga e berjes kombetare eshte e veshtire. Idriz Seferi qe mendoj se eshte luftetari qe ne gjithe historine shqiptare ka luftuar me shume se cdo burr tjeter per atdheun, ne momentet e pleqerise se thelle ka thene: Tan jeten luftova per me e ba Shqipenine, po keka zor bre. Pra nuk eshte lehte, vertete eshte zor, nuk mund te mendohet se arrihet ne nje kohe te shkurter ne nje rruge te gjate, sic eshte ajo e berjes se Shqipërisë.

Por, as qe duhet te mendojme se vertete mos po ndahen rruget e pjeseve te ndryshme te kombit, sic eshte ne rastin konkret Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Megjithate ne duhet te kemi parasysh se armiqte tane mendojne edhe per kete. Duhet ditur se jemi nje komb qe kemi prishur shume interesa superfuqishe e shume interesa te shteteve dhe kombeve ekspansioniste e revanshiste. Kur e shohim situaten me kete sy, duhet te mbajme ne konsiderate se ka mjafte te interesuar qe vertete kombin shqiptar te mos e lene te bashko

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›