E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dërgimi i faturave të telefonit, debat mes Postës Shqiptare dhe Albtelecom

Tiranë, 11 gusht NOA - Posta Shqiptare, në përpjekje për të rimarrë shërbimin e dërgimit të faturave të telefonisë fikse Albtelecom tek abonentët familjarë dhe të tjerë, tha dje se ka marrë shkas nga reagimet e qytetarëve të cilët prej 5 muajsh nuk përfitojnë shërbimin e marrjes së faturës së Albtelekomit në banesë.

Zyra për shtyp e institucionit tha se mosdërgimi i faturës së telefonit në shtëpi ka ardhur si pasojë e shkeljes së njëanshëm të kontratës nga Albtelekom që e ka prishur me Postën Shqiptare.

Ndërkohë, reagimi i Albtelecom ka qenë i menjëhershëm, duke evidentuar se si pasojë e mosshpërndarjes së rregullt dhe në mënyrë të përsëritur të faturave për abonentët e ALBtelecom nga ana e Posta Shqiptare, Albtelecom ka ndërmarrë shpërndarjen e faturave edhe vetë, duke vendosur në plan të parë interesin e klientëve.

Debati, si nisi

Posta Shqiptare citon se në komunikimin zyrtar, Albtelekom njofton se: ... për tiu gjendur sa më pranë pajtimtarëve, Albtelekom sh.a. duke filluar nga data 01.04.2009 do të bëjë të mundur dërgimin e faturave telefonike për pajtimtarët e tij, edhe me resurset e veta.

Për Postën Shqiptare, një situatë e tillë përbën një realitet anormal për klientët dhe bie në kundërshtim dhe me kushtet e parashkruara në kontratë për këtë shërbim si dhe në kundërshtim me ligjin. Mbi të gjitha, i privohet e drejta qytetarit shqiptar për të pasur paraprakisht faturën e pagesës së telefonisë fikse.

Reagimi i Albtelecom

Për ofrimin e shërbimit të shpërndarjes së faturave, në një kohë sa më të shpejtë dhe sipas standardeve bashkëkohore, kompania tha se ka investuar dhe vazhdon të investojë në këtë drejtim.

Zbatimi i këtij projekti është në fazën e tij të parë, gjë që mund të ketë sjellë vështirësi në shpërndarjen e plotë të faturave për të gjithë abonentët tanë, por në të ardhmen shpërndarja e faturave do të realizohet në masën 100% dhe në kohë reale.

Nga ana tjetër, ALBtelecom lajmëroi se ofron shërbimin e faturës dhe përmes postës elektronike.

Abonentët që për një arsye apo për një tjetër, nuk arrijnë të marrin në kohë shërbimin e faturës, mund ta marrin faturën përmes postës elektronike.

Duke telefonuar në numrin 123, abonentët e ALBtelecom mund të lidhen me operatorët tanë dhe të regjistrojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që shërbimi i faturës tu ofrohet përmes postës elektronike, - njoftoi kompania.

e.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") nardi   |11/08/2009 05:53:04 Merhaba telekom!
Kam disa muaj qe nuk marr faturen e shpenzimeve qe kam bere
me ju per telefonine fikse.Nuk po flas per ate qe keni thene se eshte nje
ndihmese per qytetaret duke paguar nje tarife fikse prej 9oo lekesh per bisede
pa limit,por edhe kjo e ka prapa domethenien.Une si qytetar duhet te di sa kam
shpenzuar per telefonin dhe madje duhet te ma dergosh ne shtepi ne adrese(me ke
e ben kete sherbim eshte puna jote) per metej edhe te ma mbyllesh ne zarf.duhet
te ruash intimitetin e individit per tarifat qe shpenzoj).Tani jo qe nuk mi
sjell keto fatura por me thua se ;DO FATURE PAGUAJ SHERBIMIN INTERNET QE KAM
UNE. Pra, te shpenzoj disa dhjetra mije leke te reja per te blere kompjuter,te
paguaj sherbimin tend internet dhe te harxhoij cdo muaj para per kerkesen ne
posten tende elektronike. Zoterinj,kjo eshte nje vjedhje qe na beni,na detyroni
qe te paguajme serish,kerkoni te na merrni me hir e pahir para te tjera.jeni t... Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/5631-dergimi-i-faturave-te-telefonit-debat-mes-postes-shqiptare-dhe-albtelecom';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›