E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa në hall me Greqinë

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 13:30

Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës e kanë shtyrë vendimin lidhur me ndihmën për Greqinë.

Pas një takimi në Luksemburg, ministrat thanë se Athina mund t’i marrë 12 miliardë euro, nga mesi i korrikut, nëse Parlamenti i Greqisë i miraton ligjet kryesore për shpenzime dhe për shitje të pasurisë shtetërore.

Kryeministri i Greqisë, George Papandreou, kërkoi nga shtetasit e Greqisë që t’i ndihmojnë hapat për ulje të shpenzime, për ta evituar “katastrofën”.

Në fjalimin e tij në parlament, ai kërkoi nga grekët, që t’i pranojnë rritjen e tatimeve, masë kjo mjaft jopopullore, uljen e shpenzimeve dhe planet e privatizimit.

Pas disa ditë protestash kundër programit të kursimit, ai pranoi se Greqia pa ndihma të tjera financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pas një kohë të shkurtër nuk do të jetë në gjendje të paguajë.

Pasojat e një falimentimi të shtetit ose të tërheqjes nga monedha e përbashkët euro do të ishin katastrofale për buxhetin, bankat dhe besueshmërinë e vendit, tha Papandreu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›