E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianet Permbahuni rregullave per vizat

Pas takimit Malstrom tha se heqja e vizave per Shqiperine eshte nje ngjarje historike teksa ka kujtuar se kushtet e levizjes duhen zbatuar.

Me vjen mire qe kryeministri Berisha kujton shtetasit qe te mos shkelin afatet dhe kriteret e vendosura. Kjo eshte nje mundesi per shqiptaret dhe nuk duhet qe ata te abuzojne me limitet kohore te vendosura paraprakisht. Liberalizimi i vizave nuk ju jep te drejten per azil ne vendet e BE-se theksoi Malmstrom.

Ajo shprehu kenaqesine qe ndodhet ne Tirane pas vendimit te 8 nentorit.Kenaqesi qe jam ne Shqiperi jo per tju dhene lajmin e vizave pasi ai ka mberritur nder ju por per tu takuar me njerezit ketu. Eshte nje mundesi fantastike kjo si per qytetaret shqiptare qe te takojne njerezit e tyre ne Evrope por edhe per evropianet qe te mund te njohin shqiptaret. Kenaqesi qe u takova me kryeministrin Berisha qe te percjelle mesazhin se liberalizimi i vizave eshte mundesi e mire por ka edhe kufizime levizet vetem 3 muaj dhe me pasaporte biometrike vijoi komisionerja evropiane.

Ajo vleresoi angazhimin personal te Kryeministrit Berisha ne informimin e shqiptareve qe mund te udhetojne me pasaporta biometrike per ne Bashkimin Evropian per tre muaj si dhe me kufizimet e ketij vendimi. Liberalizimi i vizave nuk u jep te drejten qytetareve shqiptare per leje pune dhe per te qendruar me gjate ne vendet Shengen. Kryeministri eshte angazhuar personalisht se bashku me anetare te tjere te qeverise per te informuar rreth mundesive si dhe kufizimeve ne menyre qe te shmang abuzimin e ketyre mundesive tha Malmstrom.

Nga ana e tij Berisha shprehu edhe nje here mirenjohjen ndaj KE-se per vendimin e marre. Shpreh mirenjohjen me te thelle per KE kryesine belge te BE dhe per te gjitha vendet anetare te BE per vendimin e tyre ne 8 nentor. Qeveria ime eshte e vendosur per bashkepunim total qe te shmangim cdo lloj pengese negative ndaj ketij akti madhor qe mori BE. Falenderoj komisioneren Malmstrom per mbeshtetjen qe i dha ketij procesi tha kryeministri.

Ne kete takim ishte i pranishem edhe sekretari i Shtetit te Mbreterise se Belgjikes Melchior Whatelet ne cilesine e perfaqesuesit te vendit qe mban presidencen e radhes se BE. Ai konfirmoi se 27 vendet anetare te BE kane dhene nje sinjal te rendesishem duke votuar unanimisht liberalizimin e vizave per Shqiperine.

Ne e kemi kuptuar sa e rendesishme ishte kjo ceshtje per Shqiperine dhe per Bashkimin Evropian dhe dua te falenderoj Kryeministrin Berisha dhe ministrin Basha per angazhimin qe kane dhene per te respektuar te gjitha kushtet e lidhura me liberalizimin e vizave. Shqiperia ka marre nje angazhim te forte ndaj 27 vendeve anetare per te ndaluar cdo keqperdorim ose abuzim te liberalizimit te vizave tha Whatelet. Ai shprehu bindjen se Shqiperia do te permbushe angazhimet e saj ne menyre korrekte ashtu sic ka permbushur angazhimet per te arritur kete liberalizim vizash.

/Saimir Lleshi/start//

2010-11-12 1604

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›