E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria SHISH dhe Gjykata miliona per zyrat

Parashikohen qindra milione leke shpenzime per tre institucionet kryesore qe luftojne krimin e organizuar.

Referuar buxhetit per vitin 2011 Prokuroria e Pergjithshme Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor dhe Sherbimi Informativ Shteteror pjesen derrmuese te buxhetit do e shpenzojne per ambiente te reja dhe shume pak per pajisje qe lidhen me punen.

Duke i ndare ne zera te vecante SHISH parashikon te kryeje per vitin 2011 rreth 77 milione e 500 mije leke investime te cilat do te shkojne rreth 3.5 milione leke per orendi zyrash kurse pjesa e mbetur prej 74 milione leke eshte parashikuar te kontraktohet per aparate zbulimi ne sherbim te aktivitetit agjenturor.

Prokuroria e Pergjithshme ka nje buxhet prej 134 milione lekesh vetem per investime kapitale.

Konkretisht organi i akuzes do ti shpenzoje parate e vena ne dispozicion per hartimin e projekteve ne shumen 2.3 milione leke per godinen e re rreth 76 milione leke dhe rikonstruksione gati 9 milione leke.

Pjesa derrmuese e buxhetit te prokurorise prej 46 milione leke do te investohet per blerjen e pajisjeve.

Te njejtin planifikim ka vendosur edhe Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor te cilit i jane akorduar nga buxheti i shtetit per investime gati 185 milione leke.

Prej disa vitesh gjykatat kane hyre ne nje faze te rendesishme ndertimi nga e para ndryshim planesh per rikonstruksion etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›