Vizat Malmstrom Mos abuzoni

Fakti qe komisionerja Cecilia Malmstrom dhe perfaqesuesi i Presidences belge te Bashkimit Europian pervec autoriteteve u takuan edhe me te rinj e studente per te vjele perceptimin e tyre per procesin e liberalizimit te vizave tregon se kjo vizite kishte per qellim ne radhe te pare te percillte shqetesimin e Europes per keqperdorimet qe mund ti behen procesit.
Ne konferencen e perbashket per shtyp ne kohen kur ne sheshin Nene Tereza po festohej ata benin keto deklarata
Pra eshte nje mundesi e madhe por bashke me te vijne pergjegjesite e medha. Per fat te keq e kemi pare edhe ne vende te tjera se eshte abuzuar me mundesite e ofruara. Pra ne realisht inkurajojme cdokend per te ndermarre aksione pozitive nisur nga keto mundesi duke mbajtur gjithashtu parasysh kufizimet. Ne nuk duam te shohim abuzime sic kemi pare ne vende te tjera dhe Komisioni do ta monitoroje nga afer situaten tha komisionerja Malmstrom.
Si president i Keshillit me duhet te shtoj se disa vende jane vertet ngurruese ne lidhje me liberalizimin e vizave sepse sic e tha edhe komisionerja disa njerez kane abuzuar apo disa njerez kane keqperdorur liberalizimin e vizave cka sigurisht eshte e papranueshme per vendet europiane. Liberalizimi i vizave krijon te drejta ura lidhje mundesi per Europem dhe per Shqiperine por krijon gjithashtu detyrime. Ju duhet ta respektoni liberalizimin e vizave per ate qe eshte qe do te thote mundesi per te levizur per te vizituar per te vizituar vende per te vizituar familje por jo me shume se kaq. Ndaj perdoreni me kujdes per te permbushur nje histori suksesi mes Shqiperise dhe Europes u shpreh perfaqesuesi i presidences belge Malchior Wathelet
Me heret gjate pasdrekes kryeministri i kishte dhene garanci delegacionit europian se qeveria shqiptare do te ndermarre cdo mase te nevojshme per te parandaluar abuzimet.
Ne rast abuzimesh sistematike vendet anetare te zones Shengen ruajne te drejten qe ti rivendosin vizat.