E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropianet ikin te zhgenjyer nga politika shqiptare

Nje delegacion nga Parlamenti Evropian mberriti dje ne Tirane per te qene pjese e takimit te Komitetit per Stabilizim Asociimin.

Ne keto takime do te diskutohej edhe per gjetjen e nje zgjidhje per ngercin politik te me shume se nje viti ku maxhoranca dhe opozita nuk kane gjetur ndonje rrugezgjidhjeje. Historia e zenkave nuk ka munguar as ne takimin e sotem ku deputete te opozites kane share ato te maxhorances dhe anasjelltas.

Pas takimit qe zgjati me shume se nje ore shefi i delegacionit te PE-se per Evropen Juglindore Eduart Kukan tha se nuk ishte arritur asgje dhe pervec keqardhjes ai kerkoi qe palet te arrijne kompromisin. Sipas tij arritja e nje kompromisi do te thote deri diku humbje per njeren pale por per evropianet interesi paresor eshte vendi.

Po jam i zhgenjyer sepse per here te dyte nuk arritem te siguronim nje dokument te perbashket. Po behet rutine kjo dhe eshte shume keq. Eshte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik. Javen e ardhshme do jepet progres- raporti dhe opinioni nga KOmisioni Europian. Kjo qe ndodhi ketu nuk eshte lajmi I mire qe I duhej Shqiperise para ketyre ngjarjeve. Eshte nje mesazh I keq per Europen qe nuk u arrit pas dy ditesh pune nje konsensus prej pales shqiptare tha Kukan.

Me tej ai u shpreh se ky eshte nje mesazh i keq per Evropen teksa pritet vendimin per statusin e vendit kandidat.

Une thashe se mesazhi i keq per Evropen eshte se pas dy dite diskutimesh aktive me delegacionin e Parlamentit Evropian dhe delegacionin e Parlamentit Shqiptar ne nuk mundem dot te arrinim ne nje dokument te perbashket sepse nuk kishte marreveshje nga pala shqiptare. Sipas rregullores nese ka mosmarreveshje eshte e nevojshme vota dhe deklarata e perbashket miratohet kur te dyja palet e delegacionit bien dakord me te. Nga pala shqiptare u refuzua i gjithe kompromisi i arritur prandaj ne nuk kemi nje dokument. Ky eshte mesazhi i keq. Kjo do te thote qe dialogu politik mes partive politike vazhdon te krijoje ngerce per te ardhmen dhe rrugen evropiane te Shqiperise vijoi ai.

Demokratet dhe socialistet diskutuan per nje sere ceshtjesh por pika e ndarjes se tyre ishte amendamenti i Doris Pack amendament i cili u refuzua nga demokratet dhe u pranua nga socialistet. Demokratet kerkon qe ne tekst te vendosej edhe pjesa konform Kushtetutes.

Ky kod elektoral u be dhe une e mbaj mend mire kunder Metes nga PS dhe PD. Perse nuk uleni bashke dhe ndryshoni kete nen te kodit dhe te dilni nga ngerci Bejeni dhe siguroni materialet zgjedhore. Qeveria ka garantuar kuti te reja pra nuk eshte kjo ceshtja. Zgjidheni perfundimisht ceshtjen e djegies dhe mosdjegies sepse nuk eshte kjo e rendesishme tha Pack. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-05 1429

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›