Qeveria nuk ul borxhin

Sipas relacionit zyrtar te projektbuxhetit borxhi i Shqiperise do qendroje ne nivelin 59 per qind e produktit te brendshem bruto edhe ne vitin 2011.
Pas mbarimit te zgjedhjeve vitin e kaluar qeveria u zotua para Fondit Monetar se do e ule borxhin publik ne 54 per qind deri ne fund te mandatit te saj. Por edhe pse viti 2011 perkon me gjysmen e mandatit ne dy vjet borxhi mbetet thuajse i pandryshueshem ne kufijte ekstrem te tij. Dhe llogarite e buxhetit bazohen mbi parashikimet optimiste te Ministrise se Financave pasi FMN jep nje version tjeter sipas te cilit borxhi publik jo vetem qe nuk do te ulet vitin e ardhshem por do vazhdoje te rritet edhe me duke tentuar shifren 62 per qind e GDP.
Shqiperia eshte nje nga vendet me borxhin publik me te larte ne rajon i kosnideruar nga FMN si nje rrezik madhor. Misioni i fundit i kerkoi qeverise te mos e rrise deficitin me shume se 2.5 per qind por ne buxhet huamarrja e re per vitin 2011 eshte vendosur te jete sa 3.5 per qind e PBB-se. Borxhi i larte ka filluar te behet barre e rende per buxhetin. Fatura e interesave do rritet serish vitin e ardhshem ne 47.8 miliarde leke ose 3.6 per qind e Produktit Kombetar nga 3.5 qe ishte kete vit.
Ne 2011 qeveria do shpenzoje per interesat e borxhit 13.5 per qind te totalit te te ardhurave buxhetore nga 13 qe eshte shifra per kete vit. Nje nivel kaq te larte sot ne europe e ka vetem Greqia. FMN e ka parlajmeruar qeverine se nese nuk do e ul borxhin publik ekonomia mund te paguaje kosto te larta aq me teper qe tashme vendi eshte ne tregjet financiare te kapitalit.