"Exclusive", Lufta e pakryer kunder cannabis-it

Lenda dhe fjala qysh ne ate kohe ne disa gjuhe u barazuan me vdekjen. “Assassino” ne italisht dhe “assassain” (asase) ne frengjisht, keto fjale qe bashkojne vrasjen me vdekjen, hyne bashke me bimen e tmerrshme te hashashineve. Ne reportazhin qe Endri Xhafo ka pergatitur per telerevisten e perjavshme “Exclusive”, nje nga pamjet e Shqiperise se periudhes se narkotikeve.
A jane shqiptaret nje popull i prirur dhe i pasur per t’u harruar kesaj jete permes narkotikeve? Apo ky vend sherben thjesht si nje ure “parash te lehta” midis dy boteve dhe pjesa qe konsumohet brenda eshte e paperfillshme? A jane vertet kopshtet e fshatareve shqiptare rreziku i narkomanise dhe narkotrafikut, apo “gjethja e cannabis-it” vendas nuk eshte asgje para narkotikeve qe levizin ne paketime speciale tej portave nderkombetare te vendit? Ku shkon me pas gjithe ky mall i shtrenjte e i rrezikshem, kur kapet, ku evidencohet, dhe ku asgjesohet? Narkotrafiku, apo narkomania, jane rreziku i vertete i ketij vendi? “Gjethja” apo “mielli”, bartin me shume krim e tmerr ne kete vend, qe prej kohesh ze vend paresor ne shumicen e llojeve te trafiqeve? A eshte, ne te vertete, Shqiperia, nje ishull i se keqes, apo thjesht nje ure e kanal i saj, dhe ne kete rast, duhet te marrin te njejtat pergjegjesi edhe vendet kufitare me te, qofshin ne Lindje a ne Perendim?
Keto e shume te dhena te tjera, por dhe specialiste e qytetare te intervistuar, sonte ne mbremje, ne revisten e perjavshme Exclusive, ne Top Channel.