E Shtunë, 31 Tetor 2026

Exit-pollet: PD kryeson në kuota historike

12-02-2013 / Gazeta 55

Deklarata/Berisha: Rama ka gati skenarin e vitit 2009 – Blushi, asistent i shoferit

Kryeministri Berisha njoftoi se Partia Demokratike kryeson bindshëm exit-pollet e zhvilluara deri më tani. Madje, kreu i qeverisë i cilësoi historike kuotat e mbështetjes së Partisë Demokratike në elektoral. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ironizoi pretendimet e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, sipas të cilëve PS kryeson pollet - ndërsa po me ironi u shpreh edhe për akuzat e selisë rozë se mazhoranca po i vjedh programin.
“Ne do të vazhdojmë reformat me vendosmërinë më të madhe. Atë e lëmë me pollet e Cacit, ju garantoj se Partia Demokratike edhe në pollet më të fundit është në distancë, forca politike më kryesore, është në kuotat në të cilat, nuk ka qenë ndonjëherë nga vitin ’96 deri më sot. Po. Është, sepse shkalla më e lartë e besimit është tek kjo forcë politike.
I ka mbetur tani që thotë po më vjedhin”, tha kryeministri, duke iu drejtuar kreut të PS, se vuan nga sindroma obsesive, sepse edhe pa 23 qershorit do rivitalizojë skenarin e 2009-ës për “vjedhjen e votave”.
“Njëherë thotë më vodhën komisionerët, pastaj më vodhën aleatët, atij i është krijuar një sindromë obsesive, por 23 qershori do ta ftillojë, prapë se ka skenarin e 2009. Prapë, Blushi do të fillojë lëvizjen mos i fol shoferit, prapë pastaj do të thotë të bëhem asistent i shoferit, prapë Ermonela do të thotë se nxori Nari arkivën, tjetri do të thotë se hapi Toma kuletën, por këto janë punët e tyre, nuk na interesojnë ne këto. Neve na intereson qeverisja me transparencë e katër viteve që vijnë. Atij i ka mbetur autobusi nga romani i të atit, ‘Beni ecën vetë’. Edhe ky tani del dhe thotë se më kopjuan programin, por ç’program ke ti! Harroni ju kur ia dorëzoi Rexhep Mejdanit librin bosh dhe i tha 5 mijë faqe, asnjë fjalë nuk kishte. Një kuti kartoni e stiluar si libër  dhe tha ky është programi. E hap librin profesor Mejdani dhe sheh aty! Mirë që nuk gjeti gështenja brenda, ka gjetur këtë si  variantin dhe ju garantoj se shumë shpejt do të thotë që edhe pallatin, ma ndërtoi qeveria dhe jo unë, por le të thotë ç’të dojë”, tha më tej kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›