E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Ja treshja e kardinalëve, që qeveris Vatikanin nga një Papë tek tjetri

12-02-2013 / Gazeta 55

Froni i Shën Pjetrit do të mbetet bosh kur Papa të japë dorëheqjen në fund të muajit. Një numër kardinalësh do të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri. Pushtetin në Vatikan pas abdikimit të Papës e merr sipas ligjit të Kishës Kardinali kamerleng, i cili qeveri punë e kishës gjatë tranzicionit nga një Papë tek tjetri. ka detyrën të organizojë deri në detaje mbledhjen e kardinalëve deri në zgjedhjen e Papës së ri. Në fund të votimit kardinali kamerleng do të bëjë një relacion për votimin, të cilin në fund mund ta hapë vetëm papa i ri. Aktualisht Kardinal kamerleng është Tarcizio Bertone. Ndër një njeri tjetër me rëndësi gjatë tranzicionit është Kardinali dekan, i cili është president i kolegjit të Kardinalëve, që ka për detyrë t’i kërkojë atij që zgjidhet nëse pranon ose jo dhe mundësisht të zgjidhet Papë, dhe mund të bëjë ipeshkëv të zgjedhurin edhe nëse ky nuk është i tillë. Aktualisht Kardinal dekan është Anxhelo Sodano. Në fund i treti i rëndësishëm është Kardinali protodiakon, i cili ka detyrë të deklarojë formulën “Habemus Papam”, pra, “kemi një Papë”. Aktualisht kardinal Protodiakon është Jean-Louis Tauram.  Zgjedhja e Papës së ri do të bëhet përpara fundit të muajit mars.   

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›