Ezel’, tani ja kalon dhe ndeshjeve të “Champions League”
TIRANE-‘Ezel’ është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani është kthyer një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel ka mbërthyer para ekraneve jo vetëm gratë, por edhe burrat, të cilët rrallë mund t’i “gozhdojë” para ekranit një serial, përveçse një ndeshje futbolli. Suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty, sa tashmë publiku është ndarë në mes: shumica duan vetëm “Ezel”, të tjerët duan “Champions League”.
Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin, kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011.
Për ‘Mapo’, drejtori i Programacionit në televizionin qe transmeton telenovelen, Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në “Facebook” që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel”, – pohon Dumani.
(d.b/BalkanWeb)