E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja e Khedira të Realit, arrestohen 3 gazetarë tunizianë

TIRANE-Autoritetet tuniziane arrestuan tre gazetarë, sepse publikuan disa fotografi “imorale” të mesfushorit Sami Khedira, në median ku punonin.
Ata përcollën në gazetë imazhet në të cilën futbollisti i Realit të Madridit dhe Gjermanisë shfaqet së bashku me të dashurën e tij modele Lena Gercke pothuajse të zhveshur për revistën GQ.

Gazetarët rrezikojnë të dënohen deri me disa vite burg, nëse do të shpallen fajtorë për “inkurajimin” e imoralitetit.

Veprimi është dënuar ashpër nga Federata e Gazetarëve Ndërkombëtarë. “Arrestimi tre gazetarëve është një provë e qartë e mungesës së një shtypi të lirë në Tunizi”, u shpreh presidenti i kësaj Federate, Jim Boumelha.
”Publikimi i një fotografie të vetme nuk përbën reklamë për një stil të caktuar jete”, theksoi ai.
Por, Ministria e Drejtësisë së Tinizisë thekson se fotoja ishte kundra ligjeve dhe traditave të vendit.
Sami Khedira, një futbollist i kombëtares gjermane, është shumë i famshëm në Tunizi, pasi babain e ka tunizian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›