E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizelos: Greqia i ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna

ATHINE - "Greqia ka përmbushur të gjitha kushtet për miratimin e programit të ri", ka thënë në prag të takimit të Eurogroup në Bruksel, zëvendës kryeministri dhe ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos. 

"Greqia shkon në takimin e rëndësishëm të Eurogrup me të gjitha kushtet e përmbushura, ku një aspekt kyç është PSI (shkëmbimi i bonove për prerjen e borxhit grek)”, tha Venizelos, duke shtuar se vendi ka "lëvizur për të gjitha çështjet, duke përfshirë marrëveshjen me sektorin privat, në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të eurozonës".

Venizelos theksoi se megjithatë "deri në minutën e fundit negociatat janë në vazhdim, sepse lindin pyetjet teknike dhe prioritetet e institucioneve partnere ose shteteve anëtare, ndikojnë në debat".

Zëvendëskryeministri shprehu shpresën se "sot do të mbyllet një periudhë e gjatë pasigurie, ku nuk përfitojnë as grekët as ekonomitë e Eurozonës si një e tërë”. 

"Populli grek dërgon në Europë mesazhin se do të bëjë sakrificat e nevojshme për të rifituar vendin e tij në Evropë duke u bërë i barabartë në familjen e madhe evropiane”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›