F 1, Ecclestone: Operacioni i Massës doli me sukses

Piloti i Formula 1 Felipe Massa iu nënshtrua një kujdesi intensiv të shtunën, pasi u godit në kokë nga pjesë mekanike të mëdha dhe përplasjes së rëndë me Ferrarin e tij gjatë provave zyrtare për çmimin e madh të Hungarisë.
Zyrarët e Ferrrarit deklaruan se braziliani iu nënshtrua një operacioni urgjent në spitalin " AEK' në Budapest, i cili shkoi mirë dhe se të rëjat mbi gjendjen e pilotit brazilian do të njoftohen sot.
Pasi vizitoi Massën në spital, presidenti dhe shefi ekzekutiv i menaxhimit të Formula 1, Bernie Ecclestone u tha gazetarëve se mjekët ishin të kënaqur me gjendjen e Massës:
" Mjekët janë të kënaqur, ai është në gjendje të qëndrueshme dhe ne do të mësojmë më shumë nesër (sot). Ai është duke fjetur në këtë moment. Unë e di se mjekët janë të kënaqur me gjendjen e tij" -tha Ecclestone.
Makina e Massës u përplas me forcë në një kthesë në murin e gomave. Ai pësoi dëmtime në kafkë dhe tronditje kur u godit në kokë nga një pjesë mekanike që peshonte rreth 800 gramë, e cila u shkëput nga makina e bashkëkombësit të tij Rubens Barrichello disa sekonda më parë.
Massa ishte i pandërgjegjshëm përpara se makina e tij të dilte jashtë rruge.
Aksidenti khen pas kujtimet e aksidentit fatal që i mori jetën bashkëkombësit të tij dhe tre herë kampion të Formula 1, Ayrton Senna, në Imola në vitin 1994.
Senna vdiq në çmimin e madh të San Marinos, pasi ai humbi kontrollin dhe u përplas në një mur konkret, aksident i cili i shkaktoi dëmtime vdekjeprurëse në kokë.
Aksidenti i Massës gjithashtu pason vdekjen të dielën e kaluar të britanikut 18-vjeçar Henry Surtees, i biri i kampionit të Formula 1 në vitin 1964 John Surtees, i cili u godit në kokë nga një timon i liruar gjatë një gare në Brands Hatch.