E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi/ Konfirmohet vdekja e parë nga virusi H1N1

Indonezia konfirmoi vdekjen e parë nga gripi i derrave, pasi një gjashtëvjeçare me probleme me pneumoninë humbi jetën në Xhakarta, njoftoi sot Ministria indoneziane e Shëndetësisë. 'Vajza u pranua në spital me temperaturë të lartë, kollë dhe probleme me frymëmarrjen'', tha ministria në faqen e saj zyrtare të internetit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar deri tani 800 të vdekur në të gjithë botën nga gripi i derrave, që është përhapur në 160 vende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›