E Enjte, 5 Nëntor 2026

F1, Alfa Romeo prezanton makinën e re C41 për 2021

Alfa Romeo ka zgjedhur teatrin e Varshavës për të prezantuar C41, njëvendëshja që do të garojë në Kampionatin Botëror Formula 1, 2021. Antonio Giovinazzi dhe Kimi Raikkonen janë konfirmuar si pilotë, me Robert Kubica si i tretë. “Është bukur të shohësh makinën e re duke pritur fillimin e sezonit. Ne do të japim më të mirën tonë” – tha Raikkonen. Shumë energji edhe nga piloti italian: “Është gjithmonë bukur të shoh prezantimin e makinës së re, por këtë vit është edhe më emocionuese. Mezi pres që testet e para të vijnë për ta provuar”.

“Pritshmëritë janë të mëdha – tha drejtori i ekipit, Frédéric Vasseur -. Ne do të shohim se ku jemi në Bahrein. Objektivi më i rëndësishëm për ne është që gjithmonë të përmirësohemi dhe të ngjitemi sa më lartë”. Drejtori teknik, Jan Monchaux tha: “Viti i kaluar ishte i veçantë, ne duhej të ndryshonim shumë gjëra. Shumë aspekte të makinës janë të ngjashme me atë të mëparshme, dhe sfida ishte të gjesh se çfarë të bësh për t’u përmirësuar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›