E Enjte, 5 Nëntor 2026

F1: Austri, Vershtapen niset nga vendi i parë

Pole position për Max Verstapen në provat zurtare për çmimin e madh të Austrisë. Holandezi i Red Bull regjistroi kohën më të shpejtë në pistën austruiake 1.03.841 me goma të buta, i ndjekur nga dyshja e Mercedes GP Valtteri Bottas dhe Leëis Hamilton të cilët regjistruan kohë të përafërt me vendin e parë, duke premtuar një garë të ndezur ditën e dielë. Më pas klasifikimi vijon me Lando Norris, Leclerc, Yuki Tsunoda, Fernando Alonso dhe Lance Stroll.

Makina tjetër Ferrari e drejtuar nga Carlos Sainz. Ky është pole position numër 3 për pilotin holandez këtë sezon, por i pari në aboslut për makinën Red Bull në pistën e shtëpisë ku do të tentojë të regjistrojë një tjetër fitore për të thelluar diferencën me skuadrën gjermane dhe kampionin e botës, Lewis Hamilton.

Klasifikimin e përgjithshëm e kryeson pikërisht Verstappen me 131 pikë, i ndjkekur nga Hamilton me 119 dhe Sergio Perez me 84. Edhe në klasifikimin e skuadrave, Red Bull mban vendin e parë, ndërsa Mercedes GP dhe McLaren Mercedes plotësojnë podiumin. Gara do të zhvillohet të dielën dhe ashtu si provat zyrtare do të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTSH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›