E Enjte, 5 Nëntor 2026

F1 Bahrein: Frikë për Grosjean, Haas-i i tij shpërthen

Menjëherë pas fillimit të Grand Prix Bahreinit, makina e ekipit Haas, të pilotit francez,  Romain Grosjean u përplas me barrierën mbrojtëse, u nda më dysh dhe mori flakë.

Shoferi francez doli nga makina dhe u dërgua me ambulancë në qendrën mjekësore të qytetit.

Menjëherë flamuri i kuq me të gjitha makinat që ndalojnë, në pritje të nisjes së re.

Imazhet e para të garës janë mbresëlënëse.

Trupi i makinës dhe Halo, që mbron pilotin dhe e prezantuar kohët e fundit nga FIA ishin ndoshta elementet që lejuan Roman Grosjean të mbijetojë në aksidentin e tmerrshëm menjëherë pas fillimit të GP të Bahreinit.

Shoferi francez më pas arriti të dilte nga kabina me shpejtësi të madhe dhe u shpëtua menjëherë nga stafi i pistës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›