Kategoria e Parë: Tomori mund Pogradecin, Vora barazon me Erzenin

Janë luajtur sot dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, për Grupin A, Vora-Erzeni dhe për Grupin B, Tomori-Pogradeci.
Mjaft interesante sfida e luajtur në Berat, e cila është transmetuar në RTSH, ku vendasit kanë arritur të marrin një fitore 2-1. Vendasit kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 6-të të takimit. Pas një sulmi nga e djathta dhe rrëmujës së krijuar në zonën e pogradecarëve, ka përfituar Camka që me lehtësi e ka dërguar topin në rrjerë. Pogradeci, pasi ka fituar një 11-metërsh në minutën e 29-të, ka arritur të barazojë me anë të Jahaj, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 52-të, Tomori ka rikthyer edhe njëherë avantazhin. Një goditje këndi është shfrytëzuar në mënyrën e duhur nga Kasmollari, i cili ka goditur saktësisht me kokë, 2-1. Ka festë për Tomorin, por jo për shënuesin e golit, I cili në këtë rast ka respektuar ish-skuadrën e tij. 90 minuta dhe një fitore 2-1 për skuadrën beratase që është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Pogradeci mbetet me zero pikë.
Sfida tjetër e Kategorisë së Parë, ajo mes Vorës dhe Erzenit është mbyllur në barazim pa gola.
KATEGORIA E PARË
Rezultatet:
Grupi A
PARTIZANI B-KORABI 1-1
Bërdufi 76′ / Lala 51′
BESËLIDHJA-BURRELI 0-0
VELEÇIKU-DINAMO 0-0
VORA-ERZENI 0-0
RENDITJA/GRUPI A
Skuadra Piket NL F B H GSH GP
1.KS Korabi 10 4 3 1 0 7 1
2.KF Burreli 10 4 3 1 0 8 3
3.Besëlidhja 7 3 2 1 0 9 3
4.FK Dinamo 7 3 2 1 0 4 0
5.KF Erzeni 4 4 1 1 2 2 3
6.Oriku 3 3 1 0 2 1 3
7.Partizani B 1 3 0 1 2 4 9
8.KSSH Veleçiku 1 4 0 1 3 2 8
9.Vora 0 4 0 0 4 1 8
Grupi B
ELBASANI-LUSHNJA 0-1
Xeka 45′
BESA-TURBINA 2-0
Da Silva 32′, Peqini 80′
EGNATIA-FLAMURTARI 3-0
Magani 9′, Celhaka 43′, Shtubina 78′
TOMORI-POGRADECI 2-1
Camka 6’, Kasmollari 52 / Jahaj 30’(pen.)
RENDITJA/GRUPI B
Skuadra Piket NL F B H GSH GP
1.FK Egnatia 10 4 3 1 0 8 1
2.FC Besa 9 4 3 0 1 8 3
3.FC Lushnja 8 4 2 2 0 5 3
4.FK Tomori 7 3 2 1 0 7 2
5.KF Turbina 1 2 0 1 1 0 2
6.Flamurtari FC 1 3 0 1 2 0 6
7.KS Luftëtari 0 0 0 0 0 0 0
8.KF Pogradeci 0 3 0 0 3 2 5
9.FK Elbasani 0 3 0 0 3 0 8