F1: Button shënon edhe fitoren e dytë
Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, ka fituar garën dramatike Malaysian Grand Prix, duke dëshmuar se do të jetë kandidat i fuqishëm për të fituar kampionatin e Formula 1 këtë sezon. Gara u ndërpre në xhiron 33-të kur një rrebesh i egër shiu vërshoi qarkun e Sepang, dhe nuk u vazhdua për shkak të mos-përmirësimit të motit. Kur gara u ndërpre, lider ishte Jenson Button, i ndjekur nga ngasësi i BMW Sauber, Nick Heidfeld dhe ai i Toyotas, Timo Glock. Meqenëse gara nuk përfundoi deri në fund, fituesit kanë marrë vetëm gjysmën e pikëve që ofron gara e plotë.