Kosovë,paralajmërohen konflikte në veri

Zyrtarë të UNMIK-ut në Mitrovicë kanë tërhequr vëmendjen për mundësinë e konfrontimeve dhe fillimit të dhunës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan "Koha Ditore". Banorët serbë të vendit të quajtur Kroi i Vitakut, vitin e kaluar kanë kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve dhe prandaj asnjë banor shqiptar nuk është kthyer aty që nga koha e luftës. Ndërkohë, përfaqësuesi rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, ka deklaruar se UNMIK-u po mundohet të arrijë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. "Nëse kjo nuk arrihet, kam frikë se do të ketë konfrontime në këtë pjesë të Mitrovicës, dhe atëherë është e mundur që në atë konfrontim të ndërhyjë policia, EULEX-i, madje edhe KFOR-i", ka thënë përfaqësuesi rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë.