E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Ishte një fitore e rëndësishme

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka qenë i kënaqur me fitoren e djeshme ndaj Fulhamit, që erdhi në momentet e fundit të ndeshjes. "Ka qenë një gol shumë, shumë i rëndësishëm në një moment vendimtar. Ishte një lehtësim. Nuk mund të thoni se do të shënoni në minutën e fundit, por ne gjithmonë luajmë në fund", ka thënë Benitez. Fitorja e çoi Liverpoolin në krye të tabelës, me Manchester United që sot pret në Old Trafford, Aston Villan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›