F1 Hamilton Nuk kisha ritmin e te pareve

Lewis Hamilton pranoi pas Cmimit të Madh të Kanadasë se nuk ishte i shpejtë sa duhet për të luftuar me Vettel dhe Alonso.
Britaniku i Mercedes, kampion bote në vitin 2008 me McLaren, përfundoi garën i treti duke u parakaluar në fazën e fundit të saj nga spanjolli i Ferrarit. “Fernando ishte shumë i shpejtë dhe ishte e pamundur ta mbaja pas. Makina ishte fantastike në kthesat e ngadalta, por nuk kishim ritmin e garës së Vettel dhe Alonso”, shpjegoi Hamilton. “Pilotova në maksimum dhe do ishte mirë sikur të mbaja vendin e dytë, por Fernando Alonso kishte shpejtësi maksimale të lartë në vijën e drejtë. Gjithsesi, jam i kënaqur me vendin e tretë”, shtoi 28-vjeçari. / Top Channel