F1 Vettel Me ne fund fitova ne Kanada

Sebastian Vettel më në fund ka fituar Cmimin e Madh të Kanadasë, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë në karrierë.
Gjermani i Red Bull u nis nga vendi i parë dhe për asnjë moment nuk e diskutoi fitoren në pistën e Montrealit: “Ishte një garë e madhe për mua. U nisa mirë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. I mora maksimumin makinës.” Vettel kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 132 pikë, 36 më shumë se Fernando Alonso (Ferrari) dhe 44 më shumë se Kimi Raikkonen, i cili përfundoi në vend të nëntë. “Arrita të krijoja distancë sigurie dhe më në fund fitova edhe në Kanada. Ishte një ditë e madhe për skuderinë”, shtoi tre herë kampioni i botës. / Top Channel