E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Hamilton dominon Singaporin

Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, ka fituar garën për Çmimin e Madh të Singaporit duke regjistruar kështu fitoren e dytë të sezonit.
Kampioni në fuqi ka filluar mjaft mire që nga fillimi këtë garë ku u nis i pari dhe e mbajti kryesimin deri në xhiron e fundit i pa shqetësuar nga askush.Ka qenë një aksident i shkaktuar nga Adrian Sutil në mesin e garës që kompromentoi renditjen duke futur makinën e sigurisë në pistë.
Për dy gabime personale, Hamilton shpëtoi nga rivalët më të fortë të kësaj gare, në fillim nga Nico Rosberg, i cili u dënua me një 'Drive throught' dhe më pas të njëjtin ndëshkim mori Sebastian Vettel në momentin më të mirë të garës së tij.
Nga këto penalizime përfitoi gjermani i Toyotes, Timo Glock, që u rendit në vendin e dytë dhe menjëherë pas tij u rendit piloti i Renaultit, Fernando Alonso, që ia dedikoi podiumin ish-shefit të tij, Flavio Briatore.
Ndërkohë, ky ishte dështimi radhës për Ferrarin. Kimi Raikkonen arriti të pozicionohet vetëm i dhjeti, derisa piloti tjetër Giancarlo Fisichella përfundoi i trembëdhjeti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›