Kacin: PE do mbështesë heqjen e vizave për Serbinë
Deputeti i Parlamentit Europian, Jelko Kacin ka deklaruar se ky institucion do të mbështesë heqjen e vizave për Serbinë, por ka shtuar se tashmë po kërkohet rruga për heqjen e vizave edhe për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, si dhe për fillimin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në një prononcim për gazetën Danas, ai ka thënë se Këshilli për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian gjatë javës së ardhshme do të emërojë raportuesit për shtetet kandidate për heqjen e vizave dhe për shtetet kandidate për anëtarësim në BE.