E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Këtë vit më shumë turistë

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të ushtruar një turizëm të larmishëm qoftë turizmin e detit dhe rërës , turizmin malor dhe të aventuarave, por edhe etno turizmin , e agro turizmin . Kështu është shprehur ministri i ri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, në Ditën Botërore të Turizmit . Sipas ministrit, qeveria shqiptare e ka pasur dhe do të vazhdojë ta ketë si prioritet të rëndësishëm turizmin në vend .Ai është shprehur se sfida kryesore e kësaj ministrie , do të jenë realizimi i një sërë reformash në fushën e turizmit .
Në nder të Ditës Botërore të Turizmit , në sheshin "Skënderbej" janë organizuar disa aktivitete për promovimin e kulturës së vendit . Shumë qytetarë nga disa qytete të Shqipërisë , kanë promovuar punimet artizanale , pikturat dhe veprat artistike , vallen dhe këngën popullore , por edhe ushqimin tradicional shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›