E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Mercedes-Benz ndahet nga McLaren

Mercedes-Benz do blejë Brawn Gp. Shtëpia gjermane, që furnizonte motorët nga skuderia e Ross Brawn, do t'i japë fund miqësisë së gjatë që e lidhte me McLaren. Mercedes do të braktisë McLaren, skuderi në të cilën posedonte një kuotë domethënëse. "Është gjetur një zgjidhje paqesore", tha Norbert Haug , numri 1 i Mercedes Motorsport, duke shpjeguar ndarjen. Shkëputja do të vijë në mënyrë të butë,duke qenë se shtëpia gjermane do t'i furnizojë motorët McLaren-it deri në 2015.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›