F1 Mercedes dominon provat e lira

Skuderia Mercedes shihej si favorite kryesore për të fituar pole-position në Cmimin e Madh të Monakos dhe fundjava ka nisur më së miri për pilotët e saj. Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton kanë zënë vendin e parë dhe të dytë në sesionin e dytë të provave të lira duke lënë pas Fernando Alonson dhe Felipe Masën me Ferrari.
Koha e pestë më e mirë në këtë sesion u regjistrua nga Mark Webber (Red Bull), ndërsa Kimi Raikkonen (Lotus) zuri vendin e gjashtë. Kampioni në fuqi i botës, Sebastian Vettel (Red Bull), përfundoi i nënti në provat e lira, por u pa që kishte një ritëm shumë të mirë gare. Duket se Mercedes është në një nivel më të lartë se skuderitë e tjera në xhiron e shpejtë dhe në një garë si kjo e Monakos, nisja nga vendet e para është më e rëndësishme se në çdo pistë tjetër. Ja renditja e plotë e sesionit të dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Monakos: 1. Rosberg (Mercedes) 1:14.759 2. Hamilton (Mercedes) 1:15.077 3. Alonso (Ferrari) 1:15.196 4. Massa (Ferrari) 1:15.278 5. Webber (Red Bull) 1:15.404 6. Raikkonen (Lotus) 1:15.511 7. Grosjean (Lotus) 1:15.718 8. Button (McLaren) 1:15.959 9. Vettel (Red Bull) 1:16.014 10. Di Resta (Force India) 1:16.046 11. Sutil (Force India) 1:16.349 12. Pérez (McLaren) 1:16.434 13. Hulkenberg (Sauber) 1:16.823 14. Maldonado (Williams) 1:16.857 15. Gutiérrez (Sauber) 1:16.935 16. Ricciardo (Toro Rosso) 1:17.145 17. Vergne (Toro Rosso) 1:17.184 18. Bottas (Williams) 1:17.264 19. Bianchi (Marussia) 1:17.892 20. Pic (Caterham) 1:18.212 21. Chilton (Marussia) 1:18.784 22. V. der Garde (Caterham) 1:19.031 / Top Channel