Big Brother, ky burg floriri!

Elona dhe Rikja vazhdojnë bisedën e tyre në dhomën e ndënjes me njëra-tjetrën.
Sipas Elonës, Big Brother është një burg floriri por me zor po pret të dalë jashtë shtëpisë. Rikja i thotë që ajo dhe Elona mund të kenë shumë gjëra të përbashkëta, por edhe ndryshojnë shumë me njëra-tjetrën.
Sipas Rikes, energjinë që ka Elona, ajo nuk e ka kurrë. Ajo nuk mund të rri me pak orë gjumë dhe është natyrë dembele. Elona i thotë se në këtë pikë ajo ka nevojë për dikë që ta ketë shtyse dhe i bën mirë që të rri me njerëz të ndryshëm nga vetja për këtë gjë, raporton TCH.
Ajo i thotë Rikes që nuk mund të lërë asnjë sekondë të kalojë sepse jetës asnjëherë nuk i dihet dhe asnjëherë nuk e parashikon dot se kur mund të ndalojë. Sipas Elonës, kjo është një nga pikat më të këqija që ka Rikja./Indeksonline/