Ariani: "Strictly 4 My Jeeps"

Reperi shqiptar në SHBA, Arian Asllani, i njohur si Action Bronson, ka publikuar ‘’singlin’’ e tij të ri, titulluar "Strictly 4 My Jeeps."
Videoklipi është xhiruar në Queens, New York, me producent Harry Fraud dhe regjisor Jason Goldwatch.
Muaj më pare, Asllani ka shënuar sukses te veçantë në karrierën muzikore. "Mixtape" i tij "Blue Chips'', ishte nominuar nga revista e njohur e muzikës hip-hop në SHBA, "XXL", si një prej pesë më të mirave të vitit 2012, duke garuar me emrat më të njohur të hip-hopit në botë, si Whiz Kalifa e Rick Ross./Indeksonline/