F1, Michael Schumacher prova në cirkuitin e Mugello
"Menjëherë në makinë, sepse duam të fitojmë e nuk prezantohemi për të bërë shaka". Kështu thote presidenti i Ferrari-it, Luca di Montezemolo. Michael Schumacher nuk humbet asnjë minutë. Testet nuk janë të lejuar, kështu kampioni ka krijuar një skuader me klientë, me atë grup miliarderësh që kanë blere njëvendëshen.
Michael Schumacher, e ka marrë borxh makinën te një mik i tij dhe i ka kërkuar Maranello-s të bëjë shëtitje me të një ditë duke bërë në këtë mënyrë prova në cirkuitin e Mugellos. Asgjë zyrtare, megjithatë, ndërsa Kimi Raikkonen do të impenjohet për garën e Finlandës dhe Felipe Massa të mendojë të shërohet sa më parë, Schumi do të ngase makinën e 2007-ës dhe do të kete asistencën e kreut mekanik që do ta ndjekë atë kilometër pas kilometri.
Çfarë do të ndodhë? Askush nuk e di, na mbetet vetëm të presim deri ditën e gares. Rikthimi i Kaizerit Gjerman u bë pas aksidentit të brazilianit Felipe Masa dhe debutimi i tij do të jetë me shumë mundësi në garën e Valencias.